13:17 / E Hënë, 14 Nëntor 2022 / AR

Sabri Fejzullahu gati për projekte të reja muzikore

Legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu, nuk po ndalet së krijuar hite të reja.

Edhe sezoni i verës ka qenë i ngarkuar me koncerte e ahengje familjare.

Sigurisht, një zë i rrallë si ai i Sabriut krijon atmosferë për mbamendje.

Për Indeksonline këngëtari foli për sezonin veror si dhe planet për projekte të reja.

Sezoni i verës ka qenë shumë mirë. Kemi pasur mjaftueshëm angazhime. Për projektet e reja muzikore do të lansohen së shpejti por ende nuk e kam vendosur se a do t’i lansoj në duet apo solo”.

Pasi jemi në prag të fundvitit, ai u shpreh se ende nuk ka nisur xhirimet për vitin e ri, por që sigurisht që edhe këtë herë do të kujdeset që të sjellë kolazh të veçantë këngësh./Indeksonline/