15:57 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Sabri Fejzullahu i bashkohet aktivitetit të mbjelljes së drunjëve në Prishtinë

Sot ka vazhduar aktiviteti i mbjelljes së drunjtëve në lagjen Lakrishtë në kuadër të iniciativës “Prishtina Green Week”.

Kësaj nisme i është bashkuar edhe këngëtari i njohur shqiptar Sabri Fejzullahu, i cili sot ka mbjellë një pemë në këtë lagje të Prishtinës.

Kujtojmë që Sabri Fejzullahu është një këngëtar tejet i dashur për publikun dhe mjaft aktiv në iniciativat e mira që organizohen në të mirë të vendit. /IndeksOnline/