12:38 / E Shtunë, 16 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Sabri Fejzullahu krenohet me suksesin e futbollistëve nga Kosova

Këngëtari legjendar shqiptar, Sabri Fejzullahu, njihet për karrierën e tij të gjatë e të suksesshme në skenën muzikore shqiptare.

Sikur gjithë shqiptarët, edhe Sabriu është ndjerë krenarë me djelmoshat nga Kosova që po bëjnë më të mirën duke e ngritur shpejtë kombëtaren e Kosovës në futboll, shkruan Indeksonline.

Së fundmi  ai përmes një fotografie në Instagram, ka shprehur krenarinë që tani edhe mediat angleze po shkruajnë për suksesin, mikpritjen dhe talentin e futbollistëve nga Kosova.

“Futbollistët tanë dhe Kosova, sot në faqen e parë të gazetës The Sun. Shumë fjalë miradije për futbollistët tanë. Përkrahet me zemër edhe nga ylli Raheem Strling. E kam thënë që djemët tanë janë krahas yjeve botërore.”.

Padyshim se suksesi i Kosovës në grupet e Euro 2020, ka qenë i jashtëzakonshëm duke u kthyer në një kandidat serioz në grup me kombëtare si Anglia apo Çekia. /Indeksonline/