Sabri Fejzullahu bëhet 73 vjeç, Ermali bën urim emocional: Sa më gjatë jeta jote aq më e bukur jeta ime

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, sot po feston ditëlindjen.
Legjenda e muzikës shqipe bëhet 73 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.
Por, një urim emocional Sabriu e ka pranuar nga djali i tij, këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu.

Ermali i cili ndodhet me pushime në Turqi, ka publikuar një fotografi të babait në rrjetin social Instagram, duke zgjedhur fjalët më të përzemërta për ta uruar.
“Urime ditëlindja i pazëvendësueshmi i Shqiptarisë. I bëfsh edhe 100 bashkë me buzëqeshjen tënde e zemrën e bardhë e të mirë që e ke . Je krenaria jonë, e sa më gjatë jeta jote aq më e bukur jeta ime. Të duam shumë unë, e pa dyshim edhe krejt shqiptarët kudo që janë”, ka shkruar Ermali në Instagram./Indeksonline/