Sabri Fejzullahu: Më lejoni që në këtë kohë t’iu argëtoj sado pak me këngët e mija

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar dicka të re me këngëtarin Sabri Fejzullahu.
“Diçka e mirë po vjen këtë javë, që kena me ja ni zanin në krejt Prishtinën”, shkroi ai.
E dita e shtune po vjen dhe legjenda e muzikës Sabri Fejzullahu, pritet të argëtoj publikun me këngët e tij që pëlqehen shumë.
Ai madje përmes një statusi ka shkruar se është i kënaqur se në këtë kohë të vështirë i është dhënë mundësia për të argëtuar sado pak publikun.
Ky është postimi i plotë i tij:
“Motra e vëllezër, zonja e zotërinj, qytetarë të Prishtinës e mëtej kudo që jeni në botë. Jemi t’u kalue kohëra të vështira ku gjithë njerëzimi është në sprovë, dhe të gjithë më shumë se kurrë kemi nevojë për njëri-tjetrin, sidomos kur po humbim vëllezër, motra, prindër, shokë, shoqe, të dashurit tonë. M’lejoni që me këtë rast e në këto kohëra, me këngë t’përzgjedhura të mia e përcjellur nga talenti Fatjon Miftari, t’ju këndoj e ofroj sa do pak ngrohtësi shpirtit tuaj e t’bashkohemi me këngë këtë shtunë në ora 20:30, në klan Kosova, live nga sheshi i Prishtinës. Uroj t’jeni të gjithë kudo, shëndosh e mirë, dhe qofshin të shkuara e harruara këto kohëra përgjithmonë.
I juaji, e me dashni Sabri Fejzullahu.”