Sabri Fejzullahu: Shpreh dhimbjen time për popullin kroat dhe vëllezërve e motrave shqiptare që jetojnë në Kroaci

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Kroaci, me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte në Kasina 7 kilometra në veri të Zagrebit dhe fatmirësisht deri më raportohet për një 15-vjeçar të vdekur dhe disa të plagosur, por nuk dihet ende numri konkret.
Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, permes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ka shprehur dhimbjen për popullin kroat dhe vëllezërve e motrave shqiptare që jetojnë në Kroaci, e që përpos virusit COVID-19, së fundmi u përballën edhe me tërmetin, shkruan Indeksonline.
“Populli dhe politikanet Kroat na kan perkrahur dhe ndihmuar shume ne kohera te veshtira ne Shqiptareve ne Kosove.Lutemi qe te mos kete me fatekeqesi nga ky trmet qe e goditi sot .Gjithe popullit Kroat dhe vllezerve e motrave Shqiptare qe jetojne ne Kroaci Ju shpreh dhimbjen time per kte situat me lutje te Zoti qe te behet mire me sa ma pak viktima e deme material”, ka shkruar ai. /Indeksonline/