13:29 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Sabri Fejzullahu takohet me Edon Zhegroven: Lojtar i nivelit botëror

Dje skuadra e Përfaqësuese së Kosovës shënoj fitore si mysafire ndaj Bullgarisë me rezultat 3:2.

Në ndeshje e vlefshme për kualifikim në eliminatoren ‘Euro 2020’ nuk mungoj as një nga lojtarët kyq, Edon Zhegrova, shkruan Indeksonline.

Ky i fundi sot u takua me legjendën e muzikës, Sabri Fezullahu i cili Zhegrovën e quajti lojtar të nivelit botëror.

“Jam krenar që e takova sot herët në mëngjes në Aeroportin Adem Jashari. Lojtar i nivelit botëror. Krenar me ty o yll. Vazhdo, mos u ndal”, ka shkruar Sabriu në mbishkrimin e imazhit ku shihet përkrah futbollistit./Indeksonline/