Sabri Fejzullahu tregon se si u vetëkarantinua vëllau i tij për 3 muaj

Këngëtari i mirënjohur, Sabri Fejzullahu me anë të një shkrimi ka treguar se si vëllau i tij është vetëkarantinuar për tre muaj.
Takimi pas tre muajve duket se e ka lumturuar atë, me ç’rast edhe e ka shpërndarë një fotografi në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.
“Abeja im, vllau im i madhi. U vetekarantinua tre muaj në shtëpi. Sot u takuam Sa u lumturova se e kemi shtyllë ne familja Fejzullahu”, ka shkruar ai krahas fotografisë të publikuar në Instagram./Indeksonline/
