75 Mall Live Search
10:53 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Sabriu dhe Ermali, anulojnë koncertin e planifikuar

Ishte planifikuar të mbahej një koncert në njërin nga klubet e natës në Prishtinë, ku do të performonin Sabri Fejzullahu dhe Ermal Fejzullahu.

Mirëpo mbrëmë pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për anulimin e koncerteve e të mbrëmjeve muzikore, Ermali ka bërë të ditur se ata janë të detyruar ta shtyejnë eventin e planifikuar për 12.03.2020, për një datë të pacaktuar, shkruan Indeksonline.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se do të njoftojë fansat për çdo risi dhe informatë të re.

Gjithashtu Ermali ka treguar se gjithë ata që kanë bërë rezervime, ato do të vlejnë kurdo që do të ketë mundësi të mbahet ky organizim. /Indeksonline/