18:31 / E Martë, 28 Janar 2020

Sabriu ia uron ditëlindjen, ikonës së letërsisë shqiptare Ismail Kadare!

Ikona e letërsisë shqiptare, autori i shumë veprave dhe një vlerë e lartë e letërsisë shqiptare ka një emër, Ismail Kadare.

Më 28 janar të vitit 1936, 84 vite më parë, lindi poeti dhe shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare.

Kadare lindi në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm. Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi.

Ai ka marrë urime nga emra të njohur të të gjitha fushave, përfshirë edhe nga personazhe të njohura të estradës muzikore shqiptare.

Legjenda e muzikës, Sabri Fejzullahu, ka ndarë një postim ku ka zgjedhur ti urojë ditëlindjes  shkrimtarit shqiptar.

“Sot mbush 84 vite ikona e letërsisë shqiptare. Edhe 100 tjera, i madhi Ismail Kadare”, ka shkruar ai në urimin e tij. /Indeksonline/