22:02 / E Premte, 01 Maj 2020 / indeksADMonline

Sabriu, Xeni e Dani iu kënduan nga qytetit i tyre, qytetarëve në këtë kohë pandemie

Vendi ynë ka artistë që kanë lënë gjurmë e do të lënë përgjithmonë në muzikën e kulturën shqiptare.

Ndër ta është legjenda e muzikës Sabri Fejzullahu që mbetet artisti  më i preferuar për gjenerata të tëra, e kjo u dëshmua edhe të shtunën e kaluar (25 prill) kur këndoj në stadiumin e kryeqytetit “Fadil Vokrri” për të i argëtuar prishtinasit e gjithë shqiptarët në këtë kohë të vështira pandemie, kur qytetarët po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi si masë parandaluese ndaj Covid-19.

Pas tij ishte dhe këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore, Shkelzen Jetishi-Xeni i cili këndoj për qytetarët e Gjakovës hitet më të njohura të tij, ndonëse koncerti i tij u ndërpre pasi që nuk kishte marr lejen e cila ia lejonte të këndonte në ambient të hapur, ai e vazhdon koncerti përsëri në restorantin e tij.

Ndërsa, të njëjtin hap e ndoqi edhe këngëtari nga Peja, Ramadan Krasniqi- Dani, që performojë në tetarin e qytetit të Pejës për bashkëvendësit e tij dhe gjithë adhuruesit.

Kështu, ishte kjo në mënyrë që artistët më të dashur për publikun tonë u munduan që të ngrisnin disponimin e popullit shqiptarë, ndërsa edhe publiku ua kthen në të njëjtën mënyrë, duke i duartrokitur e mirëpritur në ‘shtëpitë’ e tyre./Indeksonline/