14:17 / E Shtunë, 28 Tetor 2023 / Gj. Sh

Sacchi këshillon Piolin: Kush nuk të ndjek, largoje!

Milan është duke kaluar një ngërcc teksa dy disfatat e fundit në kampionat dhe Champions League respektivisht ndaj Juventus dhe PSG kanë vendosur disi në presion skuadrën e trajnerit Stefano Pioli. Mungesat ndikojnë, ndërsa koha nuk premton pasi përpara është ndeshja në Maradona ndaj Napolit. Megjithatë, për të dalë nga ky “tunel” zgjidhjen e ka një ish-milanist si Arrigo Sacchi. Për trajnerin legjendar italian, trajneri Pioli duhet të largoje këdo që në fushë nuk zbaton idetë e tij.

“Pioli duhet të marrë në dorë situatën dhe të organizojë skuadrën sipas disa parimeve. Grupi duhet të jetë i bashkuar, përndryshe rrezikohet dështimi. Duhet të jenë të bashkuar në taktikë, teknikë dhe shpirt. Trajneri të jetë i qartë në idetë e tij dhe t’ia transmetojë ato me bindje grupit.

Le ta shohin të gjithë bashkë se ku kanë gabuar për të mos përsëritur më gabimet. Nëse pastaj ka nga ata lojtarë që nuk i ndjekin këto ide dhe nuk i zbatojnë në fushë, atëherë Pioli të mos mendohet dy herë por ta largojë. Stoli është gjithmonë aty”, u shpreh Sacchi.