Sacha Boey largohet nga Byaern, rikthehet te Galatasaray
Bayern Munich ka njoftuar huazimin e Sacha Boey te skuadra e Galatasaray, deri në fund të sezonit.
Mbrojtësi francez 25-vjeçar u transferua te Bayern nga klubi turk në janar 2024 dhe është nën kontratë në Mynih deri më 30 qershor 2028.
Boey ka fituar Bundesligën 2024/25 dhe Superkupën Franz Beckenbauer 2025 me Bayernin në 38 paraqitje zyrtare, duke shënuar një gol dhe duke dhënë pesë asiste./IndeksOnline/

