75 Mall Live Search
10:44 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / OSH

Sadikaj i PDK-së kërkon që të reagojë Akademia e Shkencave pas ngjarjeve të fundit, në Kosovë

Sekretari i rinisë së PDK-së, Triumf Sadikaj, ka akuzuar Akademinë e Shkencave të Kosovës për heshtjen karshi situatës në vend.

Sipas Sadikajt, kjo është një dëshmi që akademia në Kosovë është me plot pseudoakademikë.

“Çka duhet me ndodh ma shumë në Kosovë, që Akademia e Shkencave të Kosovës me reagu?!
Akademia e Shkencave e Serbisë edhe kur humb Gjokoviqi reagojnë, e mos të flasim që historikisht i kanë paraprirë proceseve nacionaliste.
Fat i keq që në kohët më të rëndësishme për vendin tonë, Akademia është përplotë me pseudoakademikë”, shkruan Sadikaj në reagim./Indeksonline/