19:13 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sadiku debuton kundër Realit, Rashica? (Foto)

Dje ishte dita e fundit e mini-afatit kalimtar të janarit. Në këtë ditë u regjistruan shumë transferime, por dy më interesante për publikun shqiptarë ishin Milot Rashica te Werder Bremen dhe Armando Sadiku te Levante.

Dy futbollistët e transferuar në klube të reja, pritet të debutojnë gjatë këtij vikendi, shkruan IndeksOnline.

Ish-lojtari i Legias, Sadiku – pritet të bëjë debutimin e ëndrrave, duke luajtur përballë gjigantit spanjoll, Real Madrid. Ndeshje kjo që luhet të shtunën nga ora 20 e 45.

Në anën tjetër, futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, debutimin e tij në Bundesligan gjermane pritet ta bëjë të shtunën, përballë Schalkes – takimi nis nga ora 15 e 30./IndeksOnline/

Temat: