75 Mall Live Search
14:12 / E Premte, 24 Shkurt 2023 / S Z

Sadiku dhe Arënliu diskutojnë për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet SHSKUK-së dhe Komunës së Prishtinës

Zëvendësuesja e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), Narqize Arënliu- Hoxhaj, ka pritur në takim drejtorin e drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku.

Gjatë takimit është biseduar në lidhje me mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet ShSKUK-së dhe Komunës së Prishtinës, me qëllim të përkrahjes që mund të japë ShSKUK, në trajnimin e stafit mjekësor që shërben në kuadër të Drejtorisë së Shëndetësisë të Komunës së Prishtinës.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se u diskutua edhe për mundësinë e lidhjes së një Marrëveshjeje të Bashkëpunimit, e cila në theks do ta ketë  përkrahjen që mund të japë ShSKUK, përmes ekspertëve të saj, konform kërkesave që ka Komuna e Prishtinës.

“Po ashtu, Komuna e Prishtinës do të ndihmojë ShSKUK-në, në kërkesat e saja, e që varen nga drejtoritë përkatëse të Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftim/IndeksOnline/.