Sadiku drejt Trabzonsporit, zbulohen shifrat e transferimit
E ardhmja e Armando Sadikut projektohet në Turqi, në radhët
e Trabzonsporit, skuadër që e mbyll kampionatin në vendin e katërt.
Prezidenti i klubit me qendër në qytetin e Trabzonit, i vendosur në brigjet e
Detit të Zi, Ahmet Agaoglu, ka urdhëruar vartësit e tij të mbledhin
informacione të detajuara për sulmuesin shqiptar, që është në pronësi të
Levantes (deri në vitin 2020) e që në gjysmën e dytë të sezonit që sapo u mbyll
luajti në formë huazimi te Lugano në Zvicër.
Konkluzionet e specialistëve të Trabzonsporit kanë qenë pozitive për “bomberin”
shqiptar e tashmë vendimin e fundit për transferimin e tij do ta marrë trajneri
Unal Karaman.
Mësohet se Levante e vlerëson sulmuesin shqiptar 750 mijë euro, por drejtuesit
e Trabzonsporit shpresojnë që çmimi të ulët në 500 mijë euro. Sa i përket pagës
së sulmuesit, mësohet se ai do të përfitojë plot 750 mijë euro në sezon.