75 Mall Live Search
08:09 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Sadiku e don Kosovën para Shqipërisë, Panucci e quan shqiptar jo të vërtetë

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Cristian Panucci, i ftuar në emisionin “Zona Gol” në Supersport, ka folur rreth problemeve të shumta të kombëtares kuqezi gjatë vitit 2018.

Panucci në këtë emision ka folur për përvojën e tij si trajneri i Shqipërisë dhe problemet që e kishin përcjellur deri më tani.Nuk mund të mungonte edhe çështja e futbollistit nga Kosova, Loret Sadiku, i cili tashmë ka kthyer mendjen për të veshur fanellën e përfaqësuesës së Kosovës para asaj së Shqipërisë.

“Loret Sadiku-n unë e grumbullova, e telefonova, më tha që do të mendohem dhe më pas nuk u bë i gjallë, dhe sigurisht për mua futbollistët që nuk duan të luajnë për kombëtaren, për mua është punë e kryer. Duhen shqiptarë të vërtët, që të jenë serioz , që e duan Shqipërinë dhe dëshirojnë të shkojnë në Evropë, pra nuk dua të punojë me ata shqiptarë”, ka deklaruar Panucci.

Kujtojmë që vitin e kaluar, Loret Sadiku kishte refuzuar ftesën e Shqipërisë duke pritur të rregulloj dokumentacionin për të përfaqësuar Kosovën. /Indeksonline/