Sadiku: Kosova po vonohet në detektimin e talentëve që luajnë në Evropë!

Gazetari i sportit në Kosovë, Arlind Sadiku mbrëmë ishte i ftuar në “Ekipi A” në “ATV”.
Mes shumë temash në këtë emisioni, Sadiku foli edhe për Kombëtaren e Kosovës dhe ndeshjet e marsit që “Dardanët” i zhvillojnë në fund të këtij muaji, shkruan IndeksOnline
Sadiku tha se trajneri Challandes dhe stafi i Kombëtares duhet t’i motivojnë lojtarët e rinj, e jo të presin të ‘shpërthej’ një lojtar e ta pastaj ta ftojnë atë.
“Mediumi SPORT në Zvicër, shkroi sot për Lorik Eminin që në vjeshtë e ka pasur ftesën e trajnerit, Bernard Challandes, ndërsa e ka refuzu se ende është në dyshim se a ta zgjedh Zvicrën apo Kosovën. Normalisht është mirë me i motivu lojtarët e rinj, por edhe Challandes dhe stafi i Kombëtares duhet të jenë më të kujdesshëm, të mos presin që një lojtar të shpërthej si Mërgim Berisha në Ligën e Kampionëve me Salzburgun dhe ta ftojnë, por duhet t’i jepet hapësirë shumë më herët sepse pastaj edhe joshen, sepse Mërgim tani e ka ëndërr të luaj për Gjermaninë”, tha mes tjerash Sadiku.