23:35 / E Diele, 07 Mars 2021 / C E

Sadiku për punësimin e gazetarëve në FFK: Kjo nuk ka lidhje me gazetari dhe profesionalizëm

Federata e Futbollit e Kosovës ka afruar gazetarë të sportit duke iu ofruar punë në sektorë të ndryshëm, nga zëdhënës e deri edhe te menaxher të kombëtares.

Disa gazetarë punojnë edhe në Federatë në pozita të ndryshme dhe në mediume të ndryshme të Kosovës si gazetar apo moderator.

Një reagim për këtë dukuri e ka bërë edhe gazetari, Arlind Sadiku që e ka quajtur joprofesionale për gazetarinë.

Ky është reagimi i tij:

– Moderatori i emisionit javor sportiv në RTV 21 – punëtor në FFK

– Moderatorja e emisionit javor sportiv në Klan Kosova – punëtore në FFK

– Moderatorja e emisionit javor sportiv në Kanal 10 – punëtor në FFK

Më vjen keq ta them, por duhet, kjo nuk ka lidhje me gazetari dhe me profesionalizëm!