75 Mall Live Search
12:53 / E Premte, 24 Janar 2025 / S Z

Sadiku: Po punojmë pa pushim për të arritur fitore dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Izet Sadiku gjatë takimit me nëndegën Prishtina e Re 1,  ku  janë diskutuar planet dhe strategjitë për zgjedhjet që po ofrojnë, ka thënë se bashkë me banorët e kësaj zone po punojnë pa pushim, për të arritur fitore dhe për të siguruar një të ardhme me të mirë për banorët e Prishtinës.

“U mblodhëm për të diskutuar planet dhe strategjitë tona për zgjedhjet që po afrojnë. Bashkë me banorët e kësaj zone po punojmë pa pushim për të arritur fitore dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Prishtinës. Bëhu ndryshimi!”, ka thënë Sadiku.