13:12 / E Martë, 08 Qershor 2021 / OSH

Sadiku thotë se varianti afrikan përhapet më shpejt: Pacienti i konfirmuar po trajtohet me oksigjenoterapi

U.d i drejtorit të Klinikës Infketive, Izet Sadiku në një konferencë për medie tha se pacienti i konfirmuar me variantin afrikan të Covid-19 është pranuar në këtë klinikë me 4 qershor.

Ai ka thënëse pacienti me këtë variant të virusit po trajtohet me oksigjenoterapi.

Po ashtu ka bërë të ditur se ai përhaopet më shpejtë.

Ndryshe në lidhje me këtë rast fillimisht kishte njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Njoftimi i plotë:

Në laboratoret e Mikrobiologjisë të IKSHPK, në baza ditore testohen mesatarisht mijëra mostra në ditë. Nga mostrat e testuara në SARS-CoV-2, është konfirmuar edhe një rast me variantin afrikan të SARS CoV-2: South Africa (S.A) Lineage B.11351 (N501Y) (WHO label: Beta).

Pacienti është i hospitalizuar dhe duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Duke qenë se tashmë rasti është kontaktuar, do të hulumtohen kontaktet për identifikimin eventual të rasteve të reja.

Rastet e tilla të virusit mutagjen janë regjistruar tashmë në shumë vende të botës.

Ekipet hulumtuese të IKSHPK po gjurmojnë pandërprerë të gjitha burimet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve dhe implikimet e mundshme në shëndetin e njeriut.

Masat parandaluese janë të njëjta. Personat të cilët rezultojnë pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do të mundësohet ndërprerja e përhapjes së infeksionit.

IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 dhe zbatimin e masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Qytetarë të nderuar,

Ju lutemi për kujdes të shtuar!

Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:

Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Mbani në mend:

FYTYRA E MBULUAR ME MASKË! DUART E PASTRA! DISTANCA DHE HAPËSIRA E BOLLSHME!

.