75 Mall Live Search
09:27 / E Premte, 05 Shkurt 2021 / OSH

Sadiku: T’i përmbahen masave edhe ata që e kaluan Coronavirusin

Infektologu Izet Sadiku, ka folur për riinfektimin me COVID-19 dhe pasojat.

Ai tha se edhe personat që e kanë kaluar Coronavirusin duhet t’i përmbahen rregullave dhe të mos ndihen komod.

“Ka pasur raste që janë deklaruar për herë të dytë që kanë dalë me COVID, nuk kanë pasur simptoma herën e parë”.

“COVIDi-19, kemi disa mutacione të këtij virusi, sa më shumë që qëndron virusi të njerëzit, bëhen mutacione më të mëdha. Tipi anglez, tipi afrikan dhe tashti një tip brazilian, por ende nuk ka hulumtim të mirëfilltë për të parë efeket e tij. Deri tashti ka hulumtime në Britani që deri në gjashtë muaj njerëzit kanë antitrupa. Ende preferohet të mbahet maska edhe për ata që e kanë kaluar, të mos ndihen komod”.

“Imuniteti është specifik. Sa i përket virusit është shumë i ri, zhvillimet dhe arritjet e këtij virusi janë shumë të mëdha. Kemi pasur raste të cilat janë deklaruar në forma të lehta, nuk kanë pas antitrupa, domethënë ata s’kanë krijuar antitrupa. Por ata që s’kanë krijuar antitrupa, konsiderohet që kanë imunitet qelizor. Qytetarët duhet të kenë parasysh të kujdesen këtë fazë sepse së shpejti vijnë edhe vaksinat. Personat që kanë kaluar sëmundjen, me përdor masa mbrojtëse”, tha në Klan Kosova.