08:11 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Sadiku transferohet te Malaga

Merr fund “telenovela” Sadiku. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është zyrtarisht pjesë e Malagës duke iu bashkuar skuadrës së Keid Bares.

Ka qenë klubi spanjoll që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Twitter”, konfirmoi transferimin e futbollistit shqiptar.

Sadiku është transferuar te klubi i ri si i huazuar nga Levante, teksa fillimisht ai do të regjistrohet me Malaguenën, skuadrën e dytë ku edhe do të kryejë testet mjekësore dhe më pas do të kalojë me skuadrën e parë të Malagës.

Me afrimin e Sadikut, Malaga do të synojë këtë sezon, rikthimin në elitën e futbollit spanjoll.