75 Mall Live Search
20:49 / E Diele, 21 Qershor 2020 / C E

Sadio Mane merr vëmendjen me “gafën” e bërë ndaj Evertonit

Liverpooli është rikthyer të luaj pas pushimit tre mujor për shkak të pandemisë.

Reds po luajnë ndaj Evertonit derisa një veprim i Sadio Mane ka marrë vëmendjen në mediat ndërkombëtare.

Sulmuesi ganez është nisur në sulm menjëherë me të dëgjuar fishkëllimen e gjyqtarit edhe pse ky i fundit i kishte rënë bilbilit për të mbajtur një minut heshtje.

Me të kuptuar gabimin, Mane është rikthyer dhe iu është bashkëngjitur shokëve. /IndeksOnline/