75 Mall Live Search
12:22 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Sadio Mane paralajmëron shokun e skuadrës për transferimin e ri të Watford: “Ai do t’ju vrasë”

Sadio Mane ka paralajmëruar shokun e skuadrës së Liverpool, Andrew Robertson, se do të ketë nevojë për mbështetjen e tij kundër të sapoardhurit në Watford, Ismaïla Sarr këtë sezon.

Anësori 21-vjeçar, u bashkua, nga Ligue 1, Rennes në verë për 30 milionë euro, duke e bërë atë blerjen më të shtrenjtë të klubit, transmeton Indeksonline.

Në klubin e tij të mëparshëm, Sarr regjistroi 18 gola dhe 16 asistime në 77 ndeshje.

Bashkatdhetari i tij, Sadio Mane ka paralajmëruar shokun e skuadrës së Liverpool, Andrew Robertson se ai do t’ju “vrasë” nëse nuk jeni të kujdesshëm.

Sarr shpreson të bëjë debutimin e tij kundër West Ham në shtëpi në 24 gusht./Indeksonline/.