15:50 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Sadio Mane shembull i vetëmohimit

Lionel Messi e votoi si lojtarin më të mirë në botë për vitin 2019, por kush në të vërtetë është Sadio Mane?.

Mane është i lindur në një nga fshatrat me ekonominë më të ulët në Senegal. Familja e tij si dhe shumica dërrmuese e familjeve atje rutinë kishin ekzistencën ditore.

Mane luante futboll, kur kampi i Metz-it të Francës erdhi në kryeqytet ai shkoi në prova. Mane nuk kishte as atlete për futboll, as veshje sportive, por kishte talentin dhe zemrën me vete.

Familja e tij nuk e dinte as si kishte vajtur dhe as pse kishte shkuar, Mane-n nuk e pranuan as të stërvisë. Por ai insistojë drejt qëllimit të tij.

Në ditën e tretë të kampit, Manes i ishte dhënë mundësia që ta tregonte vetën. Nuk kishte diçka speciale tek ai djalosh kishte thënë njëri nga skautët e Metzit atje.

Metz kishte humbur të gjitha kontaktet me Manen, madje për familjet e fshatit të super yllit nuk ekzistonte një numër dere apo rrugë. Por Mane asnjëherë nuk hoqi dorë nga ëndrra e tij, shkoi në Francë në mënyrë ilegale, gjeti drejtuesit e Metzit dhe iu përgjërua për një tjetër provë.

Sadio Mane

Familja dhe Mane kishin shkëputur të gjitha kontaktet, madje Mane nuk kishte as celular, ai lutu një fotograf që të shkrep një foto të tij.

Mane nënshkroi kontratë profesionale me Metz në vitin 2012, ku luajti dy sezone dhe shënoj vetëm dy gola. Ai u transferua në Austri tek RedBulls Salzburg edhe këtu luajti dy sezone, ndërsa shënoi 31 gola.

Në Premierligë zbarkoi në vitin 2014 tek Southampton ku luajti 102 takime dhe shënoi 25 gola dhe dhuroi 29 asistime.

Kulmin e karrierës e arriti tek Liverpool, ekip ky që e transferoi për shumën prej 45 milion funteve. Deri më tani me Liverpool, Sadio Mane ka bërë 146 paraqitje dhe ka shënuar 67 herë.

Në sezonin e kaluar afrikani u shpallë fitues i këpucës së artë në premierligë, duke e ndarë çmimin me dy afrikanë tjerë, Salahun e Egjiptit dhe Gabonezin Aubameyang./Indeksonline/