75 Mall Live Search
12:34 / E Martë, 02 Korrik 2024 / S Z

Sadriu-Lushaku ndan fotografi nga renovimet e 2 shkollave, në Prishtinë

Drejtoresha e Arsimit e Komunës së Prishtinës, Jehona Sadriu-Lushaku ka publikuar fotografi nga renovimi i shkollave në kryeqytet.

Ajo tha se këto renovime janë duke u zhvilluar me dinamikë të shpejtë.

“Renovimi i shkollave në kryeqytet është duke u zhvilluar me dinamikë të shpejtë. Jemi të lumtur që tani kur nxënësit po shijojnë pushimet, ne po ua bëjmë shkollat gati për shtator”, ka shkruar ajo.

Renovimet janë duke u bërë te gjimnazi “Xhevdet Doda” dhe te Gjimnazi Specializuar Matematikor, në Prishtinë.