Safet Kamberi zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës pas seancës së jashtëzakonshme
Me 18 vota për, 10 kundër dhe 2 të pa vlefshme, Safet Kamberi është zgjedhur sot Kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës.
Seanca e jashtëzakonshme, e cila u mbajt sonte nga ora 21:30, ishte e planifikuar fillimisht për nesër në orën 10:00, por ndryshimi i datës erdhi për të respektuar afatet ligjore të mbajtjes së seancave sipas Ligjit nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, Udhëzimit Administrativ (MAPL) nr. 02/2015 dhe Statutit të Komunës së Mitrovicës.
Ky ndryshim ishte i nevojshëm pasi seanca konstituive ishte mbajtur më 12 dhjetor 2025, dhe sipas ligjit, seanca e zgjedhjes së Kryesuesit duhet të mbahet jo më larg se një muaj pas saj./IndeksOnline/

