20:08 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Safet Kamberi zgjedhet kryetar i degës së LDK-së në Mitrovicë, procesi u zhvillua me dyer të mbyllura

Procesi zgjedhor i LDK-së në Mitrovicë është zhvilluar në dyer të mbyllura.

Safet Kamberi është zgjedhur kryetar i degës së kësaj partie në Mitrovicë.

Kamberi ka arritur të marrë 51 vota, kurse kundërkandidati i tij Faton Peci mori 48, transmeton Indeksonline.

Kjo degë njihet si një nga më të tensionuarat e LDK-së, ku më 19 maj situata kishte eskaluar në rrahje./Indeksonline/