75 Mall Live Search
10:12 / E Martë, 25 Nëntor 2025 / L A

“Saga Vinicius”, braziliani kërkon të jetë lojtari më i paguar te Reali

Situata e Viniciusit ka marrë vëmendjen në të gjithë botën.

Kjo për shkak të kontratës së brazilianit me Realin, i cili nuk e ka rinovuar ende atë.

Madje është raportuar se braziliani po heziton, shkaku i raporteve të tij me Xabi Alonson.

Por sipas raportimeve të Fabrizio Romanos, Vinicius Jr ka kërkuar pagën më të madhe në skuadër, të ngjajshme me atë që kishte pasur Cristiano Ronaldo.

Mbetet të shihet se si do të përfundojë kjo ngjarje./IndeksOnline/