75 Mall Live Search
15:01 / E Martë, 22 Nëntor 2022 / A. M.

Sahatçiu i fut në sherr partiakët, Kryeziu-Çitakut: Tash je e emëruar për atë punë e kemi PDK-në këtu ku e kemi!

Statusi i nënkryetares së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, e cila i doli në mbrojtje kryeministri Kurti, është bërë mollë sherri brenda Partisë Demokratike të Kosovës.

Zyrtari i PDK-së, Nijazi Kryeziu, i cili ishte këshilltar i Kadri Veselit, ka kritikuar nënkryetaren Vlora Çitaku.

“Tash je e emëruar për atë punë e kemi PDK-në këtu ku e kemi! Udhëheqëse zgjedhësh me vota, përmes procesit zgjedhor, kur i fiton votat në parti je shpresë që i fiton edhe në zgjedhje prej qytetarëve”, ka thënë Kryeziu.

Ai ka shtuar se me Çitakun nuk ka asgjë personale por se “procedurat demokratike” vlejnë për të gjithë.