16:04 / E Shtunë, 24 Shtator 2022 / MSH

Sahatçiu, PDK: Shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në Prishtinë gjatë vitit 2023

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, në Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur sot një lajm të rëndësishëm për Komunën.

Në udhëheqjen e panelit “Gratë, Hapësirat Publike dhe Kultura”, Sahatçiu ka bërë të ditur se vitin tjetër, pra, në vitin 2023, Komuna e Prishtinës ka futur në buxhetim edhe shtatoren e Komandantit legjendar, Adem Jashari.

“Edhe në Prishtinë, tash, në buxhetin 2023, e kemi edhe shtatoren e Adem Jasharit. Një memorie kolektive edhe në Kryeqytet, përveç komunave të tjera”, ka thënë Sahatçiu.

Kjo do të jetë hera e parë, në 23 vite pas luftës, që shtatorja e Komandantit Adem Jashari do të vij në Prishtinë.