75 Mall Live Search
16:52 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Sahiti dhe Shuker dakordohen për një ndeshje miqësore Kosovë – Kroaci

Presidenti i Federatës Kroate të Futbollit, Davor Shuker ka qëndruar në Prishtinë për të nderuar veprën e legjendës së Kosovës, Fadil Vokrri.

Ai gjatë gjithë qëndrimit të tij në Kosovë është shoqëruar nga ndihmës trajneri i Kombëtares A, Muharrem Sahiti.

Shuker dhe Sahiti kanë ndarë kujtimet e tyre derisa ishin pjesë e Ligës së ish-Jugosllavisë në vitet e 80-ta.

Indeksonline mëson se përveç tjerash, të dy u dakorduan që së shpejti të zhvillohet një ndeshje miqësore në mes të Kosovës dhe nënkampionëve të Botës, Kroacisë.

Data e ndeshjes do të caktohet nga dy presidentët, në një moment të përshtatshëm për dy Kombëtaret.

Shuker gjithashtu ka përgëzuar presidentin Agim Ademi për punën e bërë në Federatë, si storje suksesi në UEFA.

Davor Suker ka qenë futbollist i ish-Jugosllavisë në dy ndeshje, derisa ka bartur fanellën e Kroacisë nga pavarësia e tyre deri në vitin 2002.

Shuker ka veshur fanëllën e disa skuadrave të mëdha Evropiaane si Sevilla, Real Madrid dhe Arsenal. /IndeksOnline/