75 Mall Live Search
17:30 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / k.v

Sahiti: Do të fitojmë ndaj Moldavisë nëse…

Ndihmës trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti, u paraqit në konferencë për media një ditë para ndeshjes ndaj Moldavisë.

Gjilanasi thotë se Kosova do të hyjë në ndeshje vetëm për fitore, shkruan Indeksonline.

“Nuk ka qenë vit i mirë për ne. Unë mendoj që Kosova është penalizuar më së shumti nga Covidi. Gjendja e lojtarëve është jashtëzakonisht e mirë. Po shpresoj që do të fitojmë nëse do të luajmë sikur ndaj Sllovenisë. Ne jemi favorit. Moldavia është ekip i fortë sidomos në mbrojtje”, deklaroi Sahiti.

Trajneri Sahiti do ta udhëheq Kosovën për herë të 4-të. Deri tani ka 2 humbje dhe 1 fitore.

Zvicerani Bernard Challandes vazhdon të jetë në izolim, pasi doli pozitiv me Covid-19./Indeksonline/