Sahiti i shqetësuar me situatën që ka ndodhë dje në hotel

Federata e Furtbollit të Kosovës, sot ka mbajtur një konferencë për media.
Temë e diskutimit ishte arrestimi i kreut të FFK-së, Agim Ademit, si dhe ndeshjet kualifikuese pë ”Euro 2024”, shkruan IndeksOnline.
Drejtori i Kombëtëres së Kosovës, Muharrem Sahiti, ka thënë se dje ka pasur shqetësime te lojtarët dhe stafi, pas situatës së krijuar.
“Dje ka qenë një shqetësim i madh i lojtarëve dhe stafit, por sidoqoftë është përballuar edhe kjo dhe situata është e mirë në kombëtare”, ka deklaruar Sahiti.
Ai ka bërë të ditur se futbollistët e Kosovës pavarësisht situatës, janë të fokusuar për dy ndeshjet e ardhshme kundër Israelit dhe Andorës./IndeksOnline/