Sahiti nga komuna e Prishtinës: Viktimat e dhunës janë prioritet i joni

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Adelinë Sahiti, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se si drejtori në bashkëpunim me Agjencinë për Sekuestrimin e Pasurisë kanë dhënë në shfrytëzim një banesë për viktimat e dhunës.
“Viktimat e dhunes jane prioritet i yni. Perkitazi me progamin per mbeshtetje financiare per ta, perkrahen edhe ne forma te tjera, sic eshte edhe rasti i vizites se sotme, te ciles – banesen e dhene ne shfrytezim nga Agjencia per Sekuestrimin e Pasurise e kemi renovuar dhe furnizuar ne inventar”, ka shkruar ajo në Facebook.