Saimir Tahiri do të kryejë dënimin në burgun e Fierit

Saimir Tahiri do ta kryejë dënimin në burgun e Fierit. Kështu ka vendosur Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të mërkurën.
I dënuar nga Gjykata me 3 vjet e 4 muajt burgim, ish-ministri i Brendshëm mbahej në paraburgim në burgun 313 në Tiranë.
Më 4 shkurt Gjykata e Posaçme e dënoi Tahirin me 5 vjet burgim për shpërdorim detyre. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të qëndrojë në qeli 3 vite e 4 muaj.
Tahiri mund të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, 45 ditë nga dhënia e këtij vendimi./ Euronews Albania