Sakrifica e ekipeve mobile të KQZ-së për të shkuar deri te votuesi

Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në komunën e Dragashit, reshjet e borës nuk kanë pushuar gjatë gjithë ditës duke e vështirësuar shumë lëvizjen, sidomos në fshatrat e thella.

Ekipet mobile të KQZ-së kanë shkuar në shtëpitë ku ka pasur persona me nevojë dhe ata që kanë qenë të izoluar shkaku i Covid-19.

Ata janë përballur me motin e keq, ku në shumë raste janë detyruar të udhëtojnë në këmbë bashkë me kutitë e votimit.

Komisionerët e ekipeve mobile janë detyruar të ecin më shumë se një km në disa nga fshatrat e Dragashit. /IndeksOnline/
