Saktësisht pas dy muajsh rikthehen ethet e futbollit evropian
Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës rikthehen sonte në aksion.
Faza eliminuese në Ligën e Kampionëve nis me super ndeshjen Manchester United – Paris Saint Germain që zhvillohet sonte nga ora 21:00 në Old Trafford.
Në të njejtën kohë Roma luan kundër Portos në Olimpico.
Ndërsa në Ligën e Evropës nga ora 18:55 do të zhvillohet ndeshja Fenerbahce – Zenit Sh. Petersburg. /Indeksonline/