Sala Jashari takohet me gratë e Skenderajit: Bashkë i krijojmë mundësite
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, ka zhvilluar sot një takim me gratë e Skenderajit, duke theksuar rolin e tyre të rëndësishëm në shoqëri dhe në ndërtimin e së ardhmes së vendit.
Përmes një postimi publik, Jashari ka bërë të ditur se takimi u karakterizua nga fryma e bashkëpunimit dhe përkushtimit për të ardhmen e fëmijëve dhe të Kosovës.
“Sot pata nderin të takohem me gratë e Skenderajit, që e duan vendin dhe u intereson e ardhmja e fëmijëve të tyre.
Faleminderit për respektin dhe shembullin që na jepni! Bashkë i krijojmë mundësite!”, ka shkruar Jashari./IndeksOnline/

