14:58 / E Mërkurë, 23 Qershor 2021 / A. A

Salah dëshiron të luaj në Lojërat Olimpike, Liverpooli mund t’i bëj problem

Kombëtarja e Egjiptit do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike ‘Tokyo 2020’.

Presidenti i Federatës së Futbollit, Ahmed Megahed insiston që do të gjejnë një mënyrë për ta pasur në skuadër yllin Mohamed Salah.

Lojërat Olimpike zhvillohen nga 21 korriku deri më 7 gusht, periudhë në të cilën Liverpooli kryen përgatitjet e fundit para sezonit të ri.

Presidenti Megahed është i vetëdijshëm që mund të ketë probleme nga ekipi anglez për ta lejuar Salahn të marr pjesë në këtë garë.

/Indeksonline/