Salah dhe Mane kundërshtarë në “play-offin” për Botërorin në Katar

Dyshja e Liverpoolit, Mohamed Salah dhe Sadio Mane do të përballën në “play-off” të Botërorit 2022, pasi që shorti ka bërë që Egjipti të përballet me Senegalin për një vend në Botëror
Vetëm njëri nga dy yjet e Liverpoolit do të luajë në Katar këtë vit, pasi që Kombëtaret e tyre janë shortuar në play-off të Afrikës për kualifikim.
Vetëm njëri nga Mohamed Salah apo Sadio Mane do të mund të luajnë në Botërorin Katari 2022, pasi që Egjipti dhe Senegali do të luajnë në play-offin e Afrikës.
Salah dhe Mane janë pjesa e rregullt e sulmit të rrezikshëm të Liverpool, megjithatë ata do të luajnë kundër njeri tjetrit me Kombëtaret e tyre më vonë në këtë vit.
10 Kombëtaret më të mira të Afrikës të kualifikuar do të luajnë në pesë çifte në play-off për të siguruar një vend për në Katar.
Shorti i play-offit në Afrikë?
Shorti për rrethin e tretë dhe të fundit në për kualifikime të Afrikës në Katar 2022 është mbajtur të shtunën, me Senegal-Egjipt që ka qenë çifti i parë i kësaj ndeshje.
Algjeria, e cila nuk arriti që ta ruaj titullin e kampionit të Afrikës pasi që u eliminua qysh në fazën e grupeve, do të luajë kundër Kamerunit, i cili është duke e organizuar garën për Kupën e Kombeve të Afrikës.
Nigeria do të përballet me Ganën – kjo e fundit po ashtu u eliminua në grupe këtë javë – derisa Maroko do të luan kundër DR Kongos.
Ndeshja e fundit është ajo mes Tunizisë që do të luajë kundër Malit, e vetmja Kombëtare që ka mbetur në kualifikime dhe të cilët nuk kanë luajtur asnjëherë në Botëror.
Salah vs Mane
Yjet afrikan janë dy nga lojtarët më të mirë në botë për momentin – në 20 ndeshje të Premier Ligës gjatë sezonit 2021/22, Salah ka shënuar 16 gola dhe ka bërë nëntë asiste, derisa Mane ka shënuar tetë herë në ligë për Liverpoolin.
Megjithatë, ata vetëm një herë do të përballën, me Egjiptin kundër Senegalit që do të luajnë ndeshjet e play-offit për Botëror në datat 24 mars dhe 29 mars.
Fituesi nga këto dy ndeshje do të shkojë në Botëror i cili zhvillohet nga data 21 nëntor deri më 18 dhjetor të këtij viti.