15:41 / E Hënë, 18 Janar 2021 / A. A

Salah: E ardhmja ime është në duart e Liverpoolit

Mohamed Salah ka shprehur dëshirën e tij për të vazhduar karrierën te Liverpooli.

Por, sipas egjiptianit kjo nuk do të varet vetëm nga dëshira e tij.

“Nëse më pyesni mua, unë them se dua të qëndroj këtu për aq kohë sa mundem, por kjo është në duart e klubit. Unë gjithmonë do të jap 100% deri në minutën e fundit që jam këtu dhe dua të fitoj sa më shumë trofe që mundem” deklaroi Salah për TV2, transmeton Indeksonline.

‘Mbreti egjiptian’ ka kontratë me Liverpoolin deri në verën e vitit 2023.

Sipas faqës së njohur për transferimet e lojtarëve ‘Transfermarkt’, vlera aktuale e Salah në treg është 120 milionë euro.

/Indeksonline/