75 Mall Live Search
13:16 / E Shtunë, 17 Maj 2025 / Gj. Sh

Salah e fton De Bruyne te Liverpuli

Kevin De Bruyne do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.

Mesfushori belg ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdoj karrierën, duke pasur oferta nga Arabia dhe ShBA, shkruan IndeksOnline.

Por Mohamed Salah i ka bërë atij një propozim interesant.

Egjiptiani e ka ftuar De Bruyne te skuadra e Liverpulit.

“Nëse Kevin De Bruyne dëshiron, këtu kemi Hapësirë për të”, ka deklaruar shkurtimisht Salah./IndeksOnline/