14:12 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Salah e kalon në epërsi Liverpoolin

Deri në minutën e 38’ Liverpooli nuk ka arritur t’i shënoj gol Watfordit mirëpo ishte Salah ai që ndryshoi rezultatin në këtë ndeshje.

Salah nuk u ndal nga mbrojtësit e Watford e po ashtu portieri mbeti i shtangur pa pasur mundësi të bënte ndonjë gjë, pasi Salah gjuajti në mënyrë fantastike në këndin e portierit.

Po ashtu në këtë ndeshje për Liverpoolin është duke luajtur edhe Xherdan Shaqiri.

/Indeksonline/.