Salah flet për të ardhmen e tij, lë dyshime!

Mohamed Salah thotë se dëshiron të qëndrojë në Liverpool, por kjo sipas tij varet nga skuadra. I pyetur nga “FourFourTwo” në lidhje me spekulimet e mediave dhe nëse ai do të nënshkruante një kontratë të re me Liverpoolin, Salah i befasuar tha: “Po. Po, kështu mendoj?”.
Por, ylli egjiptian tha se nuk e di nëse edhe skuadra mendon njëjt si ai.
“Por nëse duan që unë të shkoj, kjo është diçka ndryshe. Më ka mbetur edhe një vit. Mendoj se tifozët e dinë se çfarë dua, por në kontratë nuk ka të bëjë fare me paratë. Kështu që nuk e di. Nuk mund t’ju them saktësisht, më ka mbetur edhe një vit dhe fansat e dinë se çfarë dua.
Unë nuk jam i shqetësuar, nuk e lejoj veten të shqetësohem për këtë. Sezoni nuk ka përfunduar ende, kështu që le ta përfundojmë atë në mënyrën më të mirë të mundshme – kjo është gjëja më e rëndësishme. Pastaj në vitin e fundit, do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Salah./Indeksonline/