75 Mall Live Search
20:20 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

Salah ka ndikuar në uljen e nivelit të kriminalitetit në qytetin e Liverpoolit

Mohamed Salah është një nga lojtarët më të dashur, jo vetëm nga tifozët e Liverpoolit por ndoshta edhe te tifozët rival të tyre.

Qetësia dhe personaliteti i tij kanë bërë që shumë njerëz ta dashurojnë atë dhe lojën e tij të futbollit, shkruan Indeksonline.

Por së fundmi është gjetur se egjiptiani ka ndikuar edhe në rënien e kriminalitetit në zonën e Merseyside, ku ndodhet qyteti i Liverpoolit.

Sipas një studimi të Universitetit Stanford, që kur Mohamed Salah u bashkua me Liverpoolin, krimet e urrejtjes në zonën e Merseyside janë ulur me 19%.

Salah e ka ndihmuar skuadrën të fitoj Ligën e Kampionëve në vitin e kaluar derisa këtë vit është shumë afër të fitoj Premierligën për herë të parë pas tre dekadash. /IndeksOnline/