Salah kërkon pagë 580 mijë euro në javë që të rinovojë kontratën me Liverpoolin

Liverpooli është në negociata me Mohamed Salah për vazhdimin e kontratës.
‘Mirror’ raporton se kërkesa e egjiptianit për rritje page është tejet e lartë. 580 mijë euro në javë apo 30 milionë euro në vit, është dëshira e Salah.
29-vjeçari ka kontratë me Liverpoolin deri në verën e vitit 2023.
“Të kuqtë” e kishin transferuar Salahn nga Roma për 42 milionë euro.
Vlera aktuale e tij në treg është 100 milionë euro sipas Transfermarkt.
/Indeksonline/