Salah largohet nga Liverpooli, nëse arrinë ky lojtar
Disa ditë para hapjes së afatit kalimtar të janarit, zërat për një transferim të mundshëm të sulmuesit izraelit, Moanes Dabour janë duke qarkulluar.
Moanes Dabour, 26-vjeçar, aktualisht është pjesë e Salzburg në Austri.
Dabour është duke bërë një sezon impresiv. Tashmë, ai ka shënuar 20 gola në 30 ndeshje në të gjitha garat për austriakët.
Kjo i përfshinë edhe katër golat e tij në eliminatoret për Champions League, plus gjashtë golat në Europa Leage, transmeton IndeksOnline.
Nga ana tjetër, në Liverpool, Roberto Firmino nuk është në formën e tij më të mirë. Braziliani ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar dy asistime në Premier League këtë sezon.
Egyptian soccer star Salah may quit team if Israeli player joins https://t.co/9uIMjWZzrm
— The Jerusalem Post (@Jerusalem_Post) December 25, 2018
Sipas Football Whispers, Liverpooli është duke e monitoruar nga afër Dabour pas ngecjeve të vazhdueshme të Firminos
Interesimi i ”Të Kuqëve” për Dabour është serioz dhe besohet se shefi i skoutëve, Barry Hunter ka udhëtuar në Austri në shumë raste për ta përcjellur sulmuesin.
Në rast të ardhjes së Dabour, Jerusalem Post shkruan se Mohamed Salah do ta konsideronte largimin nga ”Anfield”.
”Superylli egjiptian, Mohamed Salah don të largohet nga Liverpooli nëse futbollisti arabo-izraelit, Moanes Dabour i bashkohet skuadrës”, shkruan mediumi i lartëcekur.
Tutje, kujtojmë rastin kur Salah ishte pjesë e Beselit, refuzoi t’ua shtrëngojë duart futbollistëve izraelit në një përballje në Evropë kundër Maccabi Tel Aviv.
E gjithë kjo lidhet me torturat dhe dhimbjet që ushtarët izrealit ua shkaktojnë vazhdimisht popullatës pakistaneze./IndeksOnline/